Lajme

46 aksidente brenda ditës në Kosovë

Aksident trafiku

46 aksidente kanë ndodhur në Kosovë brenda njëzetekatër orëve.

Asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, të shtunën.

Lexo edhe:
Tentim vrasje në Malishevë, ka arrestime

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e përditshëm.

Në raport raportohet se 15 aksidente përfunduan me të lënduar.

Ndërkaq, 31 kishin dëme materiale, por jo edhe pasoja në njerëz.

Policia e Kosovës

Shumica e aksidenteve, sipas deklaratave të Policisë ndodhin për shkak  të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.

Shkelja e tyre ndëshkohet me gjobitje.

Pikërisht, Policia e ka bërë këtë edhe gjatë së fundit.

Ka dhënë 1 mijë e 318 gjoba për shoferët mos zbatues të rregullave në komunikacion. /Shqip.com