Lajme

42 mijë qytetarë ikën më 2021, Hoti: Kjo do të na kushtojë në të ardhmen

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë së trendi i emigrimit nga Kosova është duke u rritur nga viti në vit.

Ai tha se 42,728 persona, apo 2.4% e popullsisë, kanë emigruar gjatë vitit 2021.

“Duhet të bëjmë më shumë për të zvogëluar këtë trend. Tendenca për të emigruar ekziston në të gjitha vendet në rajon, por në rastin tonë përmasat janë të mëdha dhe në rritje nga viti në vit”, ka shkruar Hoti.

Ai tha së këto ikje do të ndikojnë në ulje drastike të natalitetit.

“Duke qenë se këta persona janë pjesa më reproduktive e popullsisë, në afat të gjatë kjo shkallë e emigrimit do të shkaktojë ulje drastike, jo të natyrshme, të trendit të natalitetit në vitet dhe dekadat e ardhshme”, ka shkruar Hoti krahas statistikave të publikuara.

Ndryshe, ditë më parë Agjencia e Statistikave të Kosovës ka të ditur se vetëm në vitin 2021 kanë emigruar 42 mijë e 728 persona.

“Arsyeja e emigrimit legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërnguljes së përhershme (kryesisht në shtetet fqinje), studime afatgjata me punësim etj”, thuhet në raport.

Lexo edhe:
Brenda një viti, mbi 40 mijë qytetarë braktisën Kosovën

Përveç vendeve të BE-së dhe EFTA-së një numër i kosovarëve kishte emigruar edhe në vende të tjera kryesisht në SHBA, Turqi, Kanada dhe vende tjera./SHQIP.com