Lajme

Brenda një viti, mbi 40 mijë qytetarë braktisën Kosovën

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë shtyhet për shkak të zgjedhjeve lokale

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë vlerësimin e popullsisë për vitin 2021.

Sipas të dhënave vjetore të ASK-së del se vitin e kaluar (2021), kanë emigruar 42 728 persona.

ASK-ja njofton se pjesa dërmuese e emigrantëve ishin legal.

“Arsyeja e emigrimit legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërnguljes së përhershme (kryesisht në shtetet fqinje), studime afatgjata me punësim etj”, thuhet në raport.

Tabela e publikuar nga ASK-ja

Përveç vendeve të BE-së dhe EFTA-së një numër i kosovarëve kishte emigruar edhe në vende të tjera kryesisht në SHBA, Turqi, Kanada dhe vende tjera.

Sipas të statistikave, bilanci i migrimit ndërkombëtar është (-38 606 banorë).

Ndërkaq, popullësia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2021, u zvogëlua për (-24 215 banorë).

Popullsia totale vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë.

Theksojmë se Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk gëzon liberalizimin e vizave./Shqip.com