Sport Shqiptar

400 nxënës do të trajnohen për sportin e skijimit

Ilustrim.

 400 nxënës do të trajnohen për sportin e skijimit.

Për këtë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë 330 mijë euro.

Po ashtu është nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi mes ndërmjet MKRS-së, MASHTI-it, MSH-së, Universitetit të Prishtinës dhe Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës

Obligim i MASHTI-t do të jetë përzgjedhja e nxënësve dhe stafit përcjellës të tyre.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë sipas memorandumit do të sigurojë stafin mjekësor dhe mjetet përcjellëse.

Universiteti i Prishtinës do të bëjë trajnimin e nxënësve në sportin e skijimit nëpërmjet stafit profesional, të cilin do ta sigurojë.

Ndërsa FSSHK-ja obligohet për mbarëvajtjen e organizimit dhe kryerjen e shpenzimeve të realizimit të këtij projekti.

Memorandumi do të përfshi edhe mbështetjen e aktiviteteve në harkun kohor njëvjeçar, përkatësisht në vitet 2021 dhe 2022, ndërsa qëllimi është zhvillimi, avancimi dhe masovizimi i sportit në vendin tonë. /Shqip.com