Lajme

40 kompani kanë aplikuar për statusin e investitorit, prin sektori i energjisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është duke raportuar në Komisioni për Ekonomi.

Gjatë raportimit të saj, Hajdari ka folur edhe për investimet strategjike, duke u shprehur se për statusin e investitorit kanë aplikuar mbi 40 kompani.

Gjithashtu Ministrja Hajdari është shprehur se disa prej kompanive janë në fazën e kompletimit të kritereve.

Hajdari ka treguar edhe për sektorin që këto kompani kanë aplikuar ku në krye të listës qëndron sektori i energjisë.

“Kemi 23 kompani për energji, për turizëm janë 11 kompani, për shëndetësisë dhe transport i kemi nga 1 kompani, ndërsa për sektorët tjerë janë 8 kompani” ka thënë Hajdari para anëtarëve të Komisionit.

Raportimi i ministrës Hajdari po vazhdon edhe më tutje./Shqip.com