Sport Ndërkombëtar

33 vjeçari Diego Costa – ka mbetur pa skuadër

Diego Costa

Dikur ishte ankth për kundërshtarët në La Liga e më pas edhe në Premierligë.

Në të dyja këto kampionate u shpall kampion, por karriera e tij ka pësuar një rënie të madhe.

https://twitter.com/SHA3WAZA_2/status/1557429080588435458?s=20&t=DW2TlkKknxT90h9wAiBcBQ

Diego Costa ka mbetur pa skuadër – në moshën 33 vjeçare.

Qendërsulmuesi spanjoll së fundmi ishte pjesë e Atletico Mineiro, në Brazil, tash është lojtar i lirë.

U raportua se ishte në radarin e Rayo Vallecanos, ama nuk pati ndonjë marrëveshje mes të dyja palëve.

Costa ka një karrierë të pasur, pasi ndër të tjera ka fituar La Ligën me Atletico Madrid dhe Premierligën me Chelsean.

Ai – ishte pjesë edhe e kombëtares spanjolle dhe kishte pasur minutazh në Kampionatin Botëror – të mbajtur në Brazil – në vitin 2014./Shqip.com