Sport Ndërkombëtar

La Liga po i buzëqesh Diego Costas

Diego Costa

Diego Costa – mund të rikthehet në La Liga.

Por, jo në Atletico Madrid.

Ai ka pranuar një ofertë prej Rayo Vallecanos .

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

Sulmuesi spanjoll – së fundmi ishte pjesë e Atletico Mineiro, në Brazil – por tashmë është i lirë.

Costa ka një karrierë të pasur, pasi ndër të tjera ka fituar La Ligën me Atletico Madrid dhe Premierligën me Chelsean.

Ai – ishte pjesë edhe e kombëtares spanjolle dhe kishte pasur minutazh në Kampionatin Botëror – të mbajtur në Brazil – në vitin 2014./Shqip.com