Lajme

328 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ambulanca për COVID

Me 7 rastet pozitive të konfirmuara të premten numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë ka arritur në 328.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 224 mijë e 792.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Vaksinimi kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 827 mijë doza të vaksinës.

Deri më sot mbi 822 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.