Lajme Botë

32 persona të vdekur nga zjarri në një kompleks karaoke në Vietnam

Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e rënjës së nja zjarri të madh në një kompleks karaoke në qytetin Ho Chi Minh në Vietnam.

Siç ka raportuar BBC, zjarri ka rënë në katin e sipërm të lokalit duke bllokuar klientët dhe stafin.

Ndërsa, thuhet se katër persona u hodhën nga kati i dytë dhe i tretë të cilët pësuan lëndime por megjithatë mbijetuan.

Sipas gazetës Cong An Nhan Dan, zëdhënësja zyrtare e Ministrisë së Sigurisë Publike tha se në mesin e 32 personave të vdekur ishin 17 burra dhe 15 gra.

Sipas ministrisë së sigurisë publike, ishin rreth 60 persona në lokal kur shpërtheu zjarri.

“Zjarri filloi në katin e dytë të lokalit dhe u përhap me shpejtësi në katin e tretë, i cili ishte i mbushur me materiale të ndezshme”, thuhet në një deklaratë.

Bar karaoke An Phu zinte një ndërtesë me përmasa të konsiderueshme me 29 dhoma dhe  Media shtetërore raportuan se trupat e tetë personave u gjetën në tualete.

Ndërsa, një e treta e ndërtesës e cila ishte e dekoruar prej druri ishte tashmë e djegur kurse, ekuipazhet thanë se zjarri u desh vetëm më pak se një orë për ta vënë nën kontroll.

Ky është më vdekjeprurësi në një seri zjarresh në bare karaoke në Vietnam në vitet e fundit, duke ngritur shqetësime për standardet e dobëta të sigurisë. 

Muajin e kaluar, tre zjarrfikës vdiqën teksa po përpiqeshin të shuanin zjarrin në një lokal karaoke në kryeqytetin Hanoi , ndërsa në vitin 2016, një zjarr në një tjetër sallë pritjeje karaoke në Hanoi la të vdekur 13 persona.

Që nga viti 2014, ka pasur të paktën gjashtë incidente të tilla, me pasojë vdekjen e 58 personave.

Një hetim nga deputetët vietnamezë në vitin 2019 nxori në pah çështje serioze me punën e Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe autoriteteve lokale, por rekomandimet e tyre duket se kanë humbur në një labirint burokraci.

Kryeministri Pham Minh Chinh, vetë një ish-zëvendës shef i ministrisë përgjegjëse për brigadat e zjarrfikësve, ka urdhëruar tani një inspektim të plotë të të gjitha rregulloreve të shëndetit dhe sigurisë dhe zjarrit në të gjithë vendin./Shqip.com