Sport Ndërkombëtar

300 – numri magjik i Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic

Ai nuk po ndalet së shënuari, golat janë bërë pjesë e pandashme e tij.

Zlatan Ibrahimovic është duke mahnitur fansat e futbollit Italian edhe në moshën 40 vjeçare.

Sulmuesi suedez e shpëtoi Milanin edhe një herë, me golin e shënuar në mënyrë akrobatike – kundër Udineses në minutat shtesë të takimit.

Por, ky ishte një gol i veçatë dhe do mbetet në histori.

Tashmë, shtatëgjati është autor i 300 golave në top pesë ligat evropiane.

Zlatan Ibrahimovic extends AC Milan contract for 2020/21 season | Football  News - Times of India
Zlatan Ibrahimovic

Vetëm Messi dhe Ronaldo kishin bërë diçka të tillë më herët.

Këtë shifër, Ibra e ka arritir në 450 ndeshje të zhvilluara.

Sezoni më i mirë në karrierën e tij, mbetet, ai i fundit me fanelën e PSG-së,  2015/2016.

Asokohe, Zlatan kishte shënuar 39 gola në Ligue 1.

AC Milan continue 100% start as Ibrahimovic involved in spat with Lucas  Leiva - Liverpool FC - This Is Anfield
Zlatan Ibrahimovic

40 vjeçari ka luajtur për Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, PSG, Manchester United dhe Milan.

Ndërsa, “avventurë” e suksseshme kishte edhe në Amerikë, sa ishte pjesë e La Galaxy.

Atkualisht, ai ka kontratë valide me rosonerët deri në vitin 2022, por sipas raprtimeve të mediave italiane, bashkëpunimi mes tij dhe kuqezinjëve do vazhdojë të paktën edhe për një vit.

Këtë sezonë, ai e ka gjetur rrugën për te goli shtatë herë në Serie A, ndërsa ka regjistruar edhe një asistim /Shqip.com