Lajme

3 mijë e 263 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 3.263 raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 871 raste pozitive.

Megjithatë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar 341 persona.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar. Në 24 orët e fundit janë dhënë 253 doza të vaksinës.

MSH-ja ka rekomanduar që të gjithë personat mbi moshën 60 vjeçare të vaksinohen me dozën e katër të vaksinës kundër COVID-19. Andaj, me dozën e katër të vaksinës janë vaksinuar 272 qytetarë.

Kurse, personat mbi moshën 12 vjeçare rekomandohen nga MSH-ja që të vaksinohen deri në dozën e tretë përforcuese.

Lexo edhe:
MSH-ja miraton vaksinimin kundër COVID-19 të fëmijëve mbi pesë vjet

Së fundi, MSH-ja ka miratuar edhe vaksinimin e fëmijëve mbi pesë vjet, saktësisht grupmoshës 5-11 vjet që të vaksinohen. Dozat e lejuara për fëmijët mbi pesë vjet janë e para edhe e dyta.

Kujtojmë se MSH-ja se bashku me IKSHPK-në ka rekomanduar qytetarët që të iu përmbahen masave preventive kundër COVID-19 si dhe është theksuar mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura.

Certifikata e vaksinimit ndaj COVID-19
Lexo edhe:
Certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës, funksionale edhe në vendet e BE-së

Vlen të theksojmë së nga kjo ministri, së fundi është bërë e ditur se edhe certifikata digjitale e vaksinimit në Kosovë është e funksionale në të gjitha pikat hyrëse në vendet e Bashkimit Evropian./Shqip.com