Lajme

29 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

COVID-19
COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë edhe 29 raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar tri raste pozitive me COVID-19.

Po ashtu, njëjtë me numrin e rasteve pozitive, qëndron edhe numri i të shëruarve për 24 orët e fundit.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar. Gjatë një ditë janë dhënë gjithsej 60 doza të vaksinës.

MSH-ja së bashku me IKSHPK-në vazhdimisht kanë apeluar qytetarët të vaksinohen si dhe të njëjtit i kanë rekomanduar që të ju përmbahen masave preventive kundër COVID-19.

22 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri – SHQIP.com

Në raport me coronavirusin, Kosova qëndron më mirë se Shqipëria.

Në Shqipëri, vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 22 raste aktive me COVID-19 si dhe aktualisht janë afër 500 raste aktive./Shqip.com