Lajme

22 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 22 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Siç ka raportuar Tch, ky rezultat ka ardhur nga 413 testime të kryera.

Numri më i madh i rasteve pozitive është në Tiranë duke pasuar me Shkodrën, Kamzën etj.

Megjithatë, gjatë këtij 24 orëshi janë shëruar gjithsej 37 qytetarë.

Aktualisht në Shqipëri janë edhe 467 raste aktive me COVID-19 ndërsa, në spitalin COVID3 janë duke u trajtuar gjithsej pesë pacientë./Shqip.com