Lajme

259 pacientë emergjent u trajtuan për 24 orë në QKUK

Emergjenca në QKUK

259 pacientë janë trajtuar gjatë 24 orëve në emergjencën e Qendrës Klinike dhe Universitare në Prishtinë.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka treguar se 30 nga ta janë pranuar për trajtim të mëtejmë.

“Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në 24 orët e fundit janë trajtuar 259 pacientë. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 30 janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në klinikat inernisitike, kirurgjike dhe Mjekim Intensiv Qendror”, thuhet në njoftim.

SHSKUK ka njoftuar se ka pasur 15 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve dhe 20 raste që kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik./Shqip.com

Njoftimi i SHSKUK-së