Lajme

254 viktima nga COVID-19 në Kosovë në 10 ditët e para të shtatorit

Qendra COVID

254 persona e kanë humbur jetën në përballje me virusin COVID-19, vetëm në 10 ditët e para të muajit shtator në Kosovë.

Gjatë këtyre ditëve, mesatarisht kanë vdekur nga 25 persona në ditë.

Vetëm të premten janë konfirmuar 30 të vdekur. Ndërsa, sa i përket rasteve të reja, është shënuar një rënie graduale. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 685 raste të reja, përderisa më 1 shtator ishin një mijë e 894. Për këto dhjetë ditë janë regjistruar afro 11 mijë raste të reja.

Nga fillimi i pandemisë e deri tash, në Kosovë janë regjistruar 155 mijë e 995 raste pozitive. Prej tyre 2758 persona kanë humbur betejën me virusin, ndërsa 133 mijë e 314 e kanë mposhtur COVID-19./SHQIP.com