25-vjetori i çlirimit të Prishtinës, Haradinaj: Artistët tanë janë pasuri kombëtare
Publikuar:
(03.06.2024 23:09:22)

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij Anitën, kanë marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Nga ky organizim ka ndarë pamje Ramush Haradinaj duke theksuar se “artistët tanë janë pasuri e jona kombëtare”.

Postimi i tij i plotë:
Një natë magjike sonte bashkë me Anitën, nën tingujt e muzikës shqipe nga artistët tanë të mrekullueshëm, në nder të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Prishtinës.
Artistët tanë janë pasuri e jona kombëtare!
/Shqip.com