Lajme

24 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Sot në Krushë të Madhe përkujtohen 243 personat e vrarë në masakrën e kryer nga Serbia.

 Më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, përveç personave të vrarë e masakruar, në fshatin Krushë të Rahovecit janë shoqëruar e djegur edhe 893 shtëpi.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat me vrasje më masive nga paramilitarët, policia dhe ushtria serbe.

Kujtojmë se sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël për të bërë homazhe në këtë ditë përkujtimore.

Ndërsa, më vonë pritet që edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të bëjë homazhe atje.

/Shqip.com