Lajme

24 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 24 raste aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar dy raste të reja me virus.

Vlen të theksohet se në po të njëjtën ditë  nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe është shëruar një person.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar që të vazhdojë vaksinimi i qytetarëve si dhe të ju përmbahemi masave preventive kundër COVID-19.

/Shqip.com