Lajme

23 të plagosur pas bombardimeve ruse në Kherson

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka bërë të ditur se 23 persona janë plagosur pas bombardimeve ruse në Kherson.

Në njoftim bëhet e ditur se në mesin e të plagosurve është edhe një 15-vjeçar, një 11-vjeçare dhe një 16-vjeçare, shkruan Sky News.

“Shpërthimet ranë në disa lagje të qytetit menjëherë. Mes të plagosurve janë një djalë 15-vjeçar, një vajzë 16-vjeçare dhe një vajzë 11-vjeçare.

Të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore. Disa ndërtesa dhe objekte infrastrukturore janë dëmtuar”, thuhet në njoftimin e tyre.

/Shqip.com