Lajme Ballkan

22 të vdekur dhe 711 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

COVID-19

22 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer tre mijë e 197 testime ku janë regjistruar 711 raste të reja.

Po ashtu, janë shëruar shtatë mijë e 170 pacientë nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 268 mijë 901, numri i të shëruarve është 246 mijë e 864, numri i të vdekurve është 8 mijë e 409 dhe numri i rasteve aktive është 13 mijë e 628./SHQIP.com