Lajme

20-vjeçarja tenton të vetëvritet duke pirë sasi të tepruar të barnave

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Një 20-vjeçare ka tentuar të vetëvritet të premten në Ferizaj, duke përdorur sasi të tepërt të medikamenteve.

E njëjta është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Dje policia rreth orës 09:00 ka pranuar informacion se një femër e moshës 20-vjeçare ka përdorur sasi të tepruar të barërave . Ajo pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore në qendrën emergjente në Ferizaj.

E njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Rasti është në procedurë të mëtejmë hetimore”, tha Veseli./Shqip.com