Lajme

20 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Urgjenca Infektive, Shqipëri

20 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 nga 405 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

8 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 3 në Rroskovec, Sarandë, Tepelenë, 1 në Shijak, Patos, Selenicë.

Teksa prej tri javësh nuk është shënuar asnjë humbje jete, aktualisht në vend, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 313 pacientë aktivë me koronavirus.

Ndërkohë, në spitalin COVID 3, po marrin trajtim katër pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,291 që nga fillimi i pandemisë./Shqip.com