Lajme

2 vjetori i qeverisjes së VV-së, PSD me aksion

Sot bëhen dy vjet që prej kur Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje nga këto zgjedhje fitoi mbi 50 për qind të votave, duke iu mundësuar kështu të krijonte e qeverinë së bashku me Listën Guxo e cila në atë kohë udhëhiqej nga Vjosa Osmani.

E lidhur me këtë 2 vjetor, Partia Social Demokrate e Kosovës ka organizuar një aksion simbolik para objektit të Qeverisë.

Foto nga aksioni

Zgjim Hyseni, nënkryetari i kësaj partie, tha se Qeveria nuk ia ka bërë vijë të punojë në këto 2 vite qeverisje.

Lexo edhe:
Sot bëhen dy vjet nga zgjedhjet e 14 shkurtit

“Sot është 14 shkurti. Sot kalon gjysmë mandati i kësaj qeverie. Kjo Qeveri nuk e ka pasur programin transformues. Edhe sikur ta zbatonte s’do të bëhej nami. Problemi është që këta as nuk kanë filluar. Nuk ia kanë ba vijë”.

Foto nga Aksioni

Më tutje Hyseni ka thënë se Kurti gjatë fushës elektorale ka premtuar edhe banesa për çifte, dhe ndërtim të çerdheve të reja por që as këto nuk janë realizuar.

/Shqip.com