Lajme Botë

2 të vdekur dhe 50 të zhdukur nga shembja e një miniere në Kinë (Video)

Ilustrim
Ilustrim

Të paktën dy persona u vranë, gjashtë u plagosën dhe 53 janë ende të zhdukur pasi një bosht i minierës së qymyrit u shemb të mërkurën në rajonin e Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore, thanë media shtetërore.

“Punëtorët dhe automjetet u varrosën” në shembjen e minierës së operuar nga kompania e minierave të qymyrit Xinjing, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV.

Videoja e postuar në mediat sociale, që besohet se është postuar nga një shofer kamioni me qymyr, tregon shkëmbinj që shemben poshtë një kodre, duke dërguar retë e pluhurit kafe që përfshinë disa automjete. “I gjithë shpati u shemb. Sa njerëz vdiqën nga kjo?”, dëgjohet në sfond një zë mashkullor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 (ora lokale), sipas CCTV. Media dhe agjenci të tjera qeveritare e përshkruan incidentin si një “rrëshqitje dheu”.

“Në orën 17:13 (ora lokale) tre persona u nxorën nga miniera, dy prej të cilëve nuk dhanë shenja jete”, sipas agjencisë New China.

/Shqip.com