Ekonomi

2.000 punëkërkues të regjistruar në Superpuna

Ministri i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se 2000 punëkërkues janë regjistruar në Superpuna.

“Që nga lansimi i platformës, mbi 2000 punëkërkues janë regjistruar dhe verifikuar në superpuna”

Platforma për punësimin e të rinjëve është lanësuar nga ana e Qeverisë së Kosovës rreth dy javë më parë.

Lexo edhe:
Lansohet platforma për punësimin e të rinjve, puna e parë garantohet nga Qeveria

Kujtojmë se Murati ka thënë se nëpërmjet kësaj platforme, Qeveria e Kosovës garanton punën e parë për të rinjtë prej moshës 18 deri në 25 vjet që të punësohen.

Po ashtu kjo mbështetje e Qeverisë do të iu mundësojnë të rinjve që të fitojnë një kontratë pune afatgjatë apo të punësohen dikun tjetër me aftësitë e fituara gjatë kësaj periudhe.

/Shqip.com