Ekonomi

Lansohet platforma për punësimin e të rinjve, puna e parë garantohet nga Qeveria

Sot është lansuar platforma për punësimin e të rinjve në Kosovë e quajtur ‘superpuna’.

Ministri i Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati ka thënë se nëpërmjet kësaj platforme, Qeveria e Kosovës garanton punën e parë për të rinjtë prej moshës 18 deri në 25 vjet që të punësohen.

Në konferencën për lanësimin e këtij projekti, Murati tha se pilotimi i platformës do të jetë një mbështetje prej gjashtë muajsh për secilin të ri me pagë minimale prej 264 euro.

“Sot prezantojmë para jush platformën ‘superpuna’, e cila mundëson përmbushjen edhe të një premtimi të Qeverisë, atë të punësimit të garantuar për të rinjtë. Secili i ri prej moshës 18-25 do të ketë të garantuar punën e parë të tij nga Qeveria e Kosovës. Pilotimi i platformës do të jetë më mbështetje prej gjashtë muajsh për secili të ri me pagën minimale prej 264 euro”, tha Murati.

Ministri i Financave theksoi se përveç pagës së siguruar nga Qeveria, bizneset kanë mundësi që të shtojnë më shumë para për pagën.

“Mundësia është që punëdhënësi të shtojë mbi këtë shumë sepse kjo shumë është mbështetje nga Qeveria. Shumë punëdhënës janë të interesuar të shtojnë dhe të dyfishojnë këtë shumë. Synimi ynë do të jetë që përmes kësaj platforme të automatizuar, qysh në vitin e parë të kemi mbështetjen e dhjetë mijë vendeve të punës për moshat e reja nga 18 deri në 25 vjet”.

Kjo mbështetje e Qeverisë do të iu mundësojnë të rinjve që të fitojnë një kontratë pune afatgjatë apo të punësohen dikun tjetër me aftësitë e fituara gjatë kësaj periudhe.

“Bizneset do të fitojnë mbështetje në gjetjen e fuqisë punëtore si dhe nuk do të kenë kosto për periudhën gjashtë mujorë gjatë së cilës mund të trajnojnë stafin e ri dhe në fund të kësaj, biznesi ka një staf të trajnuar që e njeh punën dhe ka shumë të lehtë të vendos për vazhdimin e marrdhënies së punës me atë person. Në anën tjetër, kjo mbështetje e Qeverisë do të iu ndihmojë të rinjve për një punësim afatgjatë ose të fitojë një punë tjetër tashmë më aftësitë e fituara gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore”.

Platforma është e integruar edhe me  institucionet tjera të vendit.

“Kjo platformë është integruar më ASHI-në dhe Regjistrin Civil në mënyrë që verifikimi i personave dhe vlerësimi i tyre të bëhet në mënyrë automatike dhe në kohë reale. Është bërë integrimi më ARBK-në, ku të dhënat biznesore dhe bizneset që aplikojnë të validohen në mënyrë automatike. Ka automatizim edhe me ATK-në për të verifikuar numrin e punëtorëve që kanë pagën mbi 264 euro”.

Tutje, thuhet se iniciativë është vendore kurse është mbështetur nga Ambasada Zvicerane në Kosovë.

/Shqip.com