Lajme

196 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale

Ilustrim.

196 pacientë pozitiv me COVID-19 janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, përcjell Shqip.com.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht me oksigjeno-terapi janë 132 pacientë.

Lexo edhe:
Afro 44 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ndërkaq, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë katër pacientë me COVID-19.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 78  pacientë, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4  pacientë, Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë, Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë. 

Spitali i Gjakovës, 20 pacientë, Spitali i Pejës, 11 pacientë, Spitali i Prizrenit, 13  pacientë, Spitali i Mitrovicës, 20 pacientë, Spitali i Ferizajt, 9 pacientë, Spitali i Gjilanit, 17 pacientë”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Ndryshe, të shtunën janë regjistruar tre mijë e 628 raste pozitive me COVID-19, teksa janë shëruar 697 qytetarë./SHQIP.com