Lajme

Afro 44 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

QKUK

Gjatë javës janë shënuar një numër i madh i rasteve të reja me Coronavirus, ku aktualisht janë 33 mijë e 952 raste aktive me këtë infeksion, përcjell Shqip.com.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tash janë dhënë një milion e 773 mijë e 577 doza të vaksinës anti-COVID, teksa janë vaksinuar 804 mijë e 801 qytetarë me dozën e dytë.

Sipas të dhënave, 75 mijë e 445 persona kanë marrë dozën e tretë përforcuese të vaksinës anti-COVID.

Ndryshe, të shtunën janë regjistruar tre mijë e 628 raste pozitive me COVID-19, teksa janë shëruar 697 qytetarë./SHQIP.com