Art Jetese

Kur ju lodhen sytë – Çfarë duhet të bëni për shëndetin e tyre

Shikimi është një proces shumë i rëndësishëm që kërkon të paktën 50% të funksioneve të trurit.

Shikimi vështirësohet dhe dobësohet me kalimin e viteve.

Megjithatë, ai mund të forcohet nëpërmjet disa ushtrimeve të thjeshta të cilat duhen bërë patjetër nëse ju lodhen sytë vazhdimisht.

Fokusi afër dhe larg

Vendoseni gishtin e madh në një distancë prej 25 cm përpara syve dhe përqendrohuni tek ai për 10-15 sekonda.

Fokusohuni tek një objekt që ndodhet larg 5-6 metra dhe mbajeni shikimin aty për 10-15 sekonda.

Më pas fokusohuni tek një objekt akoma më të largët për 15 sekonda të tjera.

Lëvizja e syve në anë

Shikoni me bisht të syrit pa lëvizur kokën, një herë në të majtën dhe një herë në të djathtën.

Lëvizeni beben në çdo anë për 5 herë dhe këtë ushtrim përsëriteni pesë herë rradhazi, shkruan Agroweb.

Shikimi lart dhe poshtë

Shikoni lart dhe poshtë dhe ruani fokusin. Lëvizini sytë 5 herë lart dhe poshtë me alternime.

Pulitja e syve

Pulitini sytë shpesh, 10-15 herë në një minutë.

Nëse kaloni shumë orë përpara kompjuterit, lëvizni çdo 20 minuta dhe të fokusoni sytë tek një objekt që ndodhet 5-6 metra larg jush.