Sport Ndërkombëtar

Vazhdon shkëlqimi i Barcelonës

Robert Lewandowski

Barcelona nuk po ndalet dot.

Skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez ka triumfuar 0-4 – në udhëtim te Cadizi.

Të gjitha golat – në këtë takim u shënuan në pjesën e dytë, ani pse Barça dominoi që nga fillimi.

Frenkie de Jong, Robert Lewandowski, Ansu Fati dhe Osumane Dembele e tundën rrjetën – për fitoren e pestë rradhazi.

Por, rezultati mbetu në plan të dytë – sepse kur po zhvillohej minuta e 82-të një tifoz pësoi sulm në zemërs dhe ndeshja u ndërpre.

Pas ndihmës së parë të dhënë nga stafi mjekësor – ai u dërgua në spital, teksa nuk dihet ende gjendja e tij.

Sa i përket nivelit sportiv, Barcelona tashmë gjendet në vendin e parë në La Liga – me 13-të pikë te grumbulluara.

Lexo edhe:
Një tifoz ka probleme shëndetësore – ndërpritet ndeshja Cadiz-Barcelona

Një më shumë se Real Madrid, por madrileinët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër – Cadizi mbetet në fund të tabelës me 0 pikë./Shqip.com