Lajme Botë

19 persona të vdekur nga vërshimet në Indi

Indi

Të paktën 19 persona kanë vdekur pas përmbytjeve në Indinë jugore pasi shirat e dendur shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati.

Siç raporton BBC dhjetëra njerëz janë raportuar të zhdukur dhe ka frikë se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.

Ditët e reshjeve të mëdha në Kerala kanë shkaktuar rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës dhe ushtria indiane i është bashkuar përpjekjeve të shpëtimit.

“Helikopterët janë përdorur për të fluturuar me furnizime dhe personel në pjesë të rrethit Kottayam, ku njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja nga rrëshqitjet e dheut”, thanë zyrtarët të këtij vendit.

Po ashtu banorët vendas iu bashkuan ekipeve të shpëtimit për të ndihmuar në heqjen e baltës, shkëmbinjve dhe pemëve të rënë nga zonat e prekura ndërsa kërkimi për të mbijetuarit është duke vazhduar.

Në vitin 2018, rreth 400 njerëz humbën jetën dhe më shumë se një milion të tjerë u zhvendosën nga përmbytja më e rëndë që përfshiu Keralan./SHQIP.com