Art Jetese

Pse shtoni peshë edhe nëse nuk konsumoni shumë ushqim

Disa persona janë të predispozuar që të vuajnë nga ngadalësimi i metabolizmit, pra i tretjes.

Pasojat e një metabolizmi të ngadalësuar janë të shumta, duke filluar nga fryrja e deri tek gjëndrat tiroide.

Një pasojë tjetër e tretjes së avashtë është dhe grumbullimi i lëngjeve të tepërta në zonat e barkut dhe këmbëve.

Mjafton të ndiqni hapat për shtatë ditë dhe do të shikoni një lehtësim në sistemin tretës.

Dietologët dhe specialistët e ushqimit vazhdojnë të nënvizojnë rëndësinë e pirjes së ujit me stomakun bosh.

Pirja e një gote me ujë sapo organizmi është zgjuar, i jep trupit hidratimin e duhur si dhe nuk ju lejon që të hani shumë.

Mëngjesi duhet të jetë i mbushur me antioksidantë

Nëse metabolizmi është i ngadaltë, duhet t’i jepni një “alarm zgjimi” sidomos në mëngjes.

Ju mund të konsumoni një filxhan me çaj trëndafili, tre feta buke pa maja, kos natyral duke e shoqëruar me një kivi dhe tre bajame.

Mes vakteve kryesore

Një pikë e rëndësishme është të durosh tundimit të ëmbëlsirave, të gjithë dietologët sugjerojnë që të konsumohen ushqime nga natyra.

Mund të konsumoni 100 g rrush të bardh apo të zi, ose një frut të stinës, me tre bajame.

Në drekë kini kujdes nivelin e jodit

Dreka është pjesa më e rëndësishme e ditës për të plotësuar përqindjen më të madhe të vlerave ushqyese.

Mund të provoni oriz dhe majdanoz të gatuar me vaj ulliri, limon dhe piper të kuq ose djegës.

Ose supë me patate, presh dhe pak gjizë të shoqëruar me sallatë me rukola dhe domate.

Për të shuar urinë

Frutat janë miqtë tuaj më të mirë, dhe për një sistem tretës në formë janë thelbësore.

Mund të provoni të hani një mollë të ndarë ne feta e të spërkatur me pak pluhur xhenxhefili ose kanellë.

Vakti i fundit të ditës duhet të jetë dhe më i lehti, si dhe duhet konsumuar para orës 19:00.

Perimet e ziera me avull janë dhe zgjidhja perfekte e një dake të lehtë e plot vlera.