Art Jetese

Çfarë duhet të bëni në rastet kur ju merren mendtë?

Marramendja, ndjesia e humbjes së kontrollit dhe orientimit ka efekt ngurtësisë për lëvizshmërinë e njeriut.

Marramendja mund të trajtohet nëpërmjet medikamenteve të ndryshme, por në disa raste, trajtimet natyrale funksionojnë më mirë dhe nuk shoqërohen me efekte anësore.

Marramendja shkaktohet kur truri percepton që trupi nuk është në ekuilibër.

Në këto raste, njeriu duhet të ulet menjëherë që të shmangë rrëzime ose lëndime të rrezikshme.

Ndonjëherë, marramendja ndodh rrallë ose vetëm një herë, por ka raste kur kjo simptomë përsëritet deri në diagnostikimin e një sëmundjeje.

Simptomat e marramendjes mund të zgjasin disa minuta apo disa herë.

Çfarë përfshijnë simptomat

Të përzierat, të vjellat, lëvizje jo normale të syve, dhimbje koke, djersitje, zhurmë në vesh, dobësi të gjymtyrëve.

Çfarë e shkakton marramendjen?

Marramendja mund të shkaktohet edhe nga problemet me veshin e mesit, lëndimet në qafë ose në kokë, ishemia, inflamacion të nervave të trurit.

Trajtimet e marramendjes

Në shumicën e kohës, marramendja shërohet pa pasur nevojë për trajtim, sepse truri është i aftë të kompensojë në ndryshimet që shkaktohen tek veshi i mesit për të rikthyer ekuilibrat, shkruan Agroweb.

Kurat natyrale kundër marramendjes

Nëse marramendja e ka zanafillën në anën e majtë dhe në veshin e majtë atëherë duhet të ndiqni me përpikmëri hapat e mëposhtme:

Uluni në cep të krevatit dhe kthejeni kokën 45 gradë majtas.

Shtrihuni shpejt në krevat dhe mbajeni kokën lart në një kënd prej 45 gradë.

Qëndroni në këtë pozicion për 30 minuta.

Më pas kthejeni kokën 90 gradë në të djathtë por mos e ngrini.

Qëndroni ashtu për 30 sekonda.

Më pas kthejeni plotësisht kokën dhe trupin djathtas me shikimin poshtë për 30 sekonda.

Ngrihuni ngadalë por qëndroni ulur për disa minuta.

Nëse marramendja e ka zanafillën në anën e djathtë të kokës, atëherë këto hapa duhen ndjekur nga ana e kundërt.

Çaji me xhenxhefil

Studimet shkencore kanë treguar se xhenxhefili mund të përmirësojë efektet e marramendjes shumë më mirë se çdo metodë tjetër.

Ziejeni xhenxhefilin për 5 minuta. Shtoni mjaltë dhe pijeni dy herë në ditë kundër marramendjes.

Bajamet

Bajamet janë një burim i pasur i vitaminës A, B, dhe E. Nëse hani një grusht me bajame çdo ditë do të prekeni më pak nga marramendja.

Hidratimi

Dehidratimi është një nga shkaktar i fortë i marramendjes.

Trupi ka nevojë 8-12 gota me lëngje në ditë. Uji është alternativa më e mirë sepse nuk përmban kalori dhe kafeinë.