Lajme

18 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

COVID-19
COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë edhe 18 raste active me COVID-19.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, vetëm në 24 orëte  fundit është shënuar një rast pozitiv me virus.

Vlen të theksohet që gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar tre persona.

Vaksina anti-COVID’19

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here – Megjithatë, në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës.

MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë apeluar vazhdimisht qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin si dhe të ju përmbahemi masave preventive kundër COVID-19.

/Shqip.com