Lajme

16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ambulanca për COVID

Ministria e Shëndetësisë njofton se 16 raste pozitive me Coronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer dy mijë e 146 testime, ndërkaq nuk është raportuar për viktima.

Janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 429.                      

Në total numri i rasteve aktive është 446.

No photo description available.

Në 24 orët e fundit janë dhënë tre mijë e 242 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 581 mijë e 266 doza të vaksinës.

Deri më sot 739 mijë e 997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com