Lajme

Osmani pas takimit me ministrin turk: Turqia është ndër partnerët tanë kryesor në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Cavuşoğlu.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Cavuşoğlu.

Pas këtij takimi, Osmani ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike dhe se ky shtet është ndër partnerët tanë kryesor në NATO.

“Me ministrin Mevlüt Cavuşoğlu zhvilluam një bisedë përmbajtjesore për rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, si dhe hapat përpara për t’i nxitur investimet e ndërsjella”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Cavuşoğlu.

Osmani ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës dhe rajonit në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri.

“E vlerësoj maksimalisht mbështetjen e qartë të presidentit Erdoğan ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Mbështetje të tillë nga Turqia na duhet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka theksuar në takim Presidentja Osmani.

Ministri Cavusoglu ka mbërritur në Kosovë ditën e shtunë, ku ka darkuar me disa nga ministrat e Qeverisë së Kosovës.

Lexo edhe:
Kryediplomati turk arrin në Kosovë, pritet nga Gërvalla

Ndërsa, në ditën e diele ai së bashku me ministren për Punë të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla kanë mbajtur konferencë për media.

Para kësaj konferencë për media, të dy ministrat kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Lexo edhe:
Kosova dhe Turqia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për rritjen e frekuencës së fluturimeve

Me këtë rast, Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshje në lidhje me rritjen e frekuencës të fluturimeve mes dy vendeve.

Gjatë kësaj konference ministri turk ka thënë se Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës.

Lexo edhe:
Çavusoglu: Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës

Cavusoglu u shpreh se Turqia gjithashtu mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës.

Cavusoglu, gjatë konferencës me ministren, Donika Gërvalla, ka treguar një pengesë mes raporteve të Turqisë dhe Kosovës.

Sipas tij pengesa mes të dy vendeve është ekzistenca e Feto-s në Kosovë.

Lexo edhe:
Ministri i Turqisë: Ekzistenca e Feto-s në Kosovë është pengesa më e madhe mes raporteve tona

“Ekzistenca e Feto-s është duke bërë punë për t’i helmuar raportet tona dhe pas tentim-puçit në Turqi, ekzistenca e Feto-s në Kosovë neve dhe popullin turk e shqetëson shumë, këtë dua ta theksoj patjetër këtu”, tha ministri turk.

Ministri i Jashtëm i Turqisë sot pritet të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti./Shqip.com