Lajme

Kryediplomati turk arrin në Kosovë, pritet nga Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka mirëpritur sot në Prishtinë, homologun turk, ministrin e Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.

Sipas njoftimit nga MPD-ja, u bë e ditur se pas pritjes, ministrat kanë darkuar bashkë, ku kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta.

Në darkën zyrtare, të ftuar ishin edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shteteve përkatëse./Shqip.com

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.
Flamuri i Kosovës dhe Turqisë