Kulturë Kino

15 filma të përfunduar gjatë vitit 2022 në vend

15 filma janë përfunduar gjatë vitit 2022, në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi në Facebook.

“Gjithsej 15 projekte filmike të përfunduara gjatë vitit 2022 janë dorëzuar në Qendrën Kinematografike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas MKRS-së, projektet filmike janë katër të metrazhit të gjatë artistik, tre të metrazhit të shkurtë, tre dokumentarë,katër koproduksione minore dhe një post-production.

Ndërkaq, vlera totale e mbështetjes së këtyre projekteve nga  MKRS është 902,250.00 euro.

Kujtojmë që së fundmi është filmi “Në kërkim të Venerës”, ai që do ta përfaqësojë Kosovën në Oscars.

/Shqip.com