Lajme

14 vdekje si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Po ashtu janë regjistruar edhe 395 infeksione të reja nga 3 mijë e 565 testime.

Për sa i përket personave të shëruar, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 245 të shëruar.

Lexo edhe:
Gjithçka gati që edhe të burgosurit të votojnë

Maqedonia e Veriut ka qenë e prekur së fundi nga numri i vdekjeve të shumta ditore si pasojë e COVID-19.

Ndërsa, procesi i vaksinimit kundër Coronavirusit po vazhdon.

COVID-19 në Kosovë

Qendra-COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 15 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, përcjell Shqip.com.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 56 qytetarë, duke e çuar kështu në 156 mijë e 812 numrin e të shëruarve në 156 mijë e 812.

Ndërkaq, për 24 orë janë dhënë edhe shtatë mijë e 726 doza të vaksinës kundër COVID-19, duke bërë që numri i përgjithshëm i dozave të arrijë në një milion e 497 e 408.

Deri më sot, 666 mijë e 265 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 me dozën e dytë./SHQIP.com