Lajme

14 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Qendra e COVID-19

14 raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar të enjten në Kosovë.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar një mijë e 707 mostra, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 402.

Në total numri i rasteve aktive është 443.

No photo description available.

Në 24 orët e fundit janë dhënë dy mijë e 748 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 575 mijë e 375 doza të vaksinës.

Deri më sot 735 mijë e 357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com