Lajme

13 vjeçari nga Gjakova në gjendje të rëndë pasi vetëplagoset me armë zjarri

Klinika Emergjente e QKUK-së

Një 13-vjeçar është vetë plagosur me armë zjarri të martën në komunën e Gjakovës.

I njëjti është trajtuar në emërgjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Shqip, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ilustrim

“Sot më datën 02.11.2021 rreth orës 15:33 kemi pranuar një informatë se ne emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ një person i moshes 13 vjeçare ka kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai.

“Patrulla ju ka përgjigjur informatës dhe me te arritur ne spital ka kuptuar se gjendja shëndetësore e tij është e rënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prishtinë. Sipas informatave fillestare dyshohet se viktima është vetë-plagosur me armë zjarri. Të gjitha njësitet relevante policore ju kanë përgjigjur rastit”, tha ai.

Gjurkaj më tej njoftoi se po vazhdojnë hetimet për këtë rast. /Shqip.com