Art Jetese

Ja arsyet pse keni shpesh dhimbje të qafës, dhe si ta trajtoni

Ka raste kur lëvizjet e tepërta të qafës apo lëndimi i saj mund të shkaktojë ngurtësim të saj dhe dhimbje.

Në disa raste qafa kthehet në gjendjen e mëparshme falë trajtimeve në kushtet e shtëpisë. Ka raste të tjera kur ngurtësimi i qafës kërkon një trajtim më specifik mjekësor.

Shkaqet e ngurtësimit të qafës

Shkaktarët më të zakonshëm të ngurtësimit të qafës janë tërheqjet muskulare dhe ndrydhjet.

Këto ndodhin kur njeriu fle në një pozicion jo të mirë, qëndron ulur për një kohë të gjatë, fikson vështrimin në një objekt të caktuar për shumë kohë, për shembull puna me kompjuter, ose rrëzohet apo stresohet.

Artriti

Sipas të dhënave të artriti mund të prekë edhe zonën e qafës, dhimbjet e së cilës lehtësohen kur njeriu qëndron shtrirë.

Dhimbja përkeqësohet kur njeriu qëndron në një pozicion të caktuar për shumë kohë.

Simptomat më të përhapura janë: dhimbjet e kokës, mpirje të gjymtyrëve dhe vështirësi në ecje.

Trajtimet kundër ngurtësimit të qafës

Kur bëhet fjala për lëndime të lehta, ekspertët rekomandojnë vendosjen e kompresave me akull në zonën e qafës. Ky trajtim është efikas brenda 48 orëve të para të lëndimit.

Kompresat duhen mbajtur për 20 minuta dhe më pas duhet të bëni 30 minuta pushim.

Kujdes me jastëkun

Dysheku i fortë ose jastëku i gabuar mund të jenë shkaktarë të ngurtësimit të qafës.

Njerëzit që flenë anash kanë nevojë për një jastëk më të fortë dhe më të madh. Njerëzit që flenë në shpinë duhet të kenë një jastëk më të sheshtë.