Lajme

11-vjeçarja ishte trafikuar e dhunuar / Qeveria ia jep në shfrytëzim një banesë të konfiskuar

Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE
Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të një banese të konfiskuar për 11-vjeçaren, e cila kishte qenë viktimë e trafikimit dhe dhunimit,  dhe familjen e saj.

Kryeministri Albin Kurti tha se me kjo banesë është me sipërfaqe 100 metra katrorë dhe se me këtë veprim dëshmojnë përkushtimin për t’i mbështetur viktimat.

“Komisioni rekomandues i Ministrisë së Drejtësisë ka rekomanduar dhënien në shfrytëzim të banesës së konfiskuar prej 100 metra katrorë  për viktimën e trafikimit dhe dhunimit dhe familjen e saj, e njohur edhe si rasti I 11-vjeçares. Përmes veprimeve të tilla ne edhe njëherë dëshmojmë përkushtimin tonë për mbështetjen e viktimave, veçanarisht të viktimave të dhunës”, tha Kurti.

Ndërkohë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se banesa do t’i jepet në shfrytëzim kësaj familje për një periudhë 5-vjeçare.

/Shqip.com