Lajme

11-vjeçari dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Rahovecit, policia nis hetimet

LAJMI I FUNDIT

Një 11-vjeçar është dërguar pa shenja jete këtë të premten në Qedrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Rastin për Shqip.com e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot me datë 24.12.2021 në ora 16:45 nga emergjenca e QKMF-së në Rahovec Stacioni policor -Rahovec është njoftuar se nga familjaret është sjellë një fëmijë i moshës 11 vjeç pa shenja jete”.

“Pas kontrollit, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Rastit iu është përgjigjur patrulla si dhe njësiti i hetimeve të SP Rahovec”, ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Për këtë rast policia tashmë ka nisur hetimet, ndërsa trupi i pajetë me kërkesë të familjarëve dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./SHQIP.com