Sport Shqiptar

Bunjaki publikon listën e futbollistëve të Kombëtares U21

Albert Bunjaku ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit mars.

Kombëtarja U21 e Kosovës do të luajë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2023.

Drejtori teknik dhe njëherësh ushtruesi i detyrës së përzgjedhësit të Kombëtares U21, Albert Bunjaki për këto dy ndeshje ka ftuar 24 futbollistë, gjashtë prej të cilëve janë nga Superliga e Kosovës.

Lista e plotë e lojtarëve:

Përgatitjet e Kombëtares U21 fillojnë më 21 mars në orën 15:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Në të dyja ndeshjet, Dardanët e rinj, ballafaqohen me Slloveninë. Përballja e parë zhvillohet më 25 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00, derisa e dyta më 29 mars në Çelje, në orën 15:00.

Aktualisht Kosova pas 5 ndeshjeve të zhvilluara zë pozitën e pestë në Grupin G, me 6 pikë, derisa Sllovenia ndodhet në vendin e katërt me 8 pikë, pas 6 ndeshjeve të zhvilluara./Shqip,com