Art Jetese

10 rregullat e arta për ushqyerje të shëndetshme

Ushqyerja e shëndetshme kërkon:

1.  Konsumim të një varieteti sa më të madh të ushqimeve, në llojshmëri dhe sasi të përshtatshme.

2.  Konsumim të një dietë të bazuar në ushqime të ndryshme me origjinë më shumë bimore sesa shtazore

3. Konsumim i bukës, drithërave, orizit ose patateve disa herë në ditë

4. Konsumim të një varieteti zarzavatesh e frutash disa herë gjatë ditës (së paku 400 gram në ditë)

5. Mbajtje nën kontroll të konsumit të yndyrave.

6. Përdorim të qumështit dhe nënprodukteve të tij që kanë sasi të pakta yndyre dhe kripërash

7. Zgjedhje të ushqimeve që janë me sasi të pakta të sheqerit industrial, i cili duhet përdorur me shumë kursim në pije dhe ëmbëlsira

8.  Zgjedhja e një dietë me sasi të pakta kripe. Konsumi total i kripës nuk duhet të jetë më shumë se një lugë e vogël çaji (6 gram në ditë, duke përfshirë këtu kripën në bukë dhe ushqimet e konservuara)

9.  Përdorimi i kufizuar i alkoolit veçanërisht tek gratë

10. Përgatitje të ushqimeve në mënyrë të sigurt dhe higjienë të pastër (ziejeni, piqeni apo gatuajeni në temperaturën e duhur)

Ushqyerja 1

Piramida e ushqimit, këshillat për një ushqyerje të shëndetshme ditore, javore dhe të përmuajshme

Konsum i përditshëm

Ujë jo më pak se 1.5 litra në ditë

Drithëra tre herë në ditë në çdo vakt si buka e zezë e grurit, misrit , makaronat, orizi

Fruta perime 3-5 herë në ditë një lugë gjelle me vajra bimore (misri, ulliri  apo dhe luledielli)

Qumësht dhe bulmet me përmbajtje të ulët yndyrore

Aktivitet fizik

Konsum i përjavshëm 

Peshk, 3 herë në javë

Mish, 3 herë në javë

Fasule dhe bishtaja, 2 herë në javë

Patate, 2 herë në javë

Vezë, 2-3 herë në javë

Fruta të thata dhe ullinj, 3 herë në javë

Dieta duhet të shoqërohet me aktivitet fizik të paktën pesë ditë të javës për 30 minuta

Konsumi i përmuajshëm 

Duhen përdorur në sasi sa më të kufizuara :

Ëmbëlsirat

Pijet e gazuara

Pijet alkoolike

Ushqimet e kripura e të konservuara

Ushqimet e skuqura

Yndyrat shtazore si gjalpi dhe margarina

/Shqip.com