Lajme Botë

Zgjedhjet në Gjermani, SPD në epërsi të ngushtë

Zgjedhjet në Gjermani, SPD pas mbylljes së qendrave të votimit - Fotografi e marrë nga New York Times

Gara për të zëvendësuar kancelaren Angela Merkel, është duke u mbështetur në parashikimet e para të bazuara në fletët e votimit të numëruara që tregojnë se Partia Social Demokratike (SPD), është në epërsi me një pikë përqindjeje mbi Bashkimin Demokristian (CDU), transmeton Shqip.com.

Ndonëse rezultati përfundimtar është ende herët për t’u bërë i ditur, 25.9% të votave ka marrë SPD deri më tani, e pasuar nga CDU-ja me 24.1% të votave.

Kancelarja e deritanishme gjermane, Angela Merkel – Fotografi e marrë nga ‘New York Times’

Pavarësisht nga rezultati, fituesi do të duhet të bashkohet me partitë e tjera për të formuar një qeveri, raporton “NYTimes”.

Gjatë mbrëmjes, drejtuesit e partive filluan të reagonin derisa kanalet televizive transmetuan sondazhet e para, me nga dy kandidatët kryesorë nga secila parti, të cilët pretendojnë të ndërtojnë qeverinë e ardhshme dhe për të zënë kancelarinë.

Në këto zgjedhje qeveritare, me postë votuan më shumë njerëz se në zgjedhjet e kaluara për shkak të pandemisë, derisa organizatorët paralajmëruan se mund të duhej më shumë kohë se zakonisht për të numëruar fletët e votimit.

Secila nga partitë kryesore, të cilat kanë qeverisur së bashku në një koalicion me në krye kancelaren Angela Merkel për 12 nga 16 vitet e fundit, duket se nuk kanë arritur 30 përqindëshin që iu kërkohet. 

Një rezultat i tillë do të përfaqësonte herën e parë që partia e saj, Unioni Kristian Demokratik, kishte rënë kaq ulët në rezultat që nga themelimi i saj në 1945.

Sidoqoftë, kandidati konservator, Amin Laschet, u shfaq në selinë e partisë së tij një orë pas mbylljes së votimit, duke u zotuar se do të përpiqej të formonte një qeveri edhe nëse partia e tij do të radhitej e dyta.

CDU – partia e dytë më e votuar deri në rezultatet e para

“Për këtë arsye, ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të ndërtuar një qeveri të udhëhequr nga konservatorët, sepse Gjermania ka nevojë për një koalicion të ardhshëm që do të modernizojë vendin tonë”, tha Laschet para turmës.

Midis orës 02:00 dhe 03:00 të mëngjesit të së hënës, autoritetet zgjedhore pritet që të publikojnë një rezultat që ata e quajnë rezultat zyrtar i përkohshëm. /Shqip.com