Lajme

​Sot fillon rinumërimi i 292 vendvotimeve për Kuvende Komunale

Ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve këtë të shtunë do të fillojë rinumërimi i 292 vendvotimeve për Kuvende Komunale të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Siç është bërë e ditur në njoftim, rinumërimi do të fillojë në orën 09:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten ka certifikuar rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Komisioni Qendror Zgjedhor

Në certifikim nuk janë përfshirë rezultatet në Podujevë, Shtime, Ferizaj e Kllokot.

Sipas njoftimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në këto katër komuna ka pasur ankesa pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Sipas rezultateve përfundimtare, në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, 17 kandidatë kanë fituar votat e mjaftueshme për t’u bërë kryetarë, kurse në 21 komuna do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve që mbahet më 14 nëntor./SHQIP.com