Lajme

Zyrtarja e BE-së i kërkon Macronit liberalizimin e vizave për Kosovën

Liberalizimi i vizave
Liberalizimi i vizave

Këshilltarja Lokale e Bashkimit Evropian në Vjenë, Kati Schneeberge, i ka shkruar letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron që t’i liberalizojë vizat për Kosovën.

Schneeberge së bashku me letrën ia dorëzoi Macronit edhe peticionin me afër 16 mijë nënshkrime për liberalizimin e vizave.

Kjo letër është dërguar një ditë përpara mbledhjes së Këshillit Evropian ku potencialisht mund të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Schneeberge, ka treguar në letër se para tri jave ka qenë në Kosovë ku ka pasur përshtypje të mira.

Ajo tha se nuk është e drejtë që një popull brenda Evropës të jetë i izoluar.

Ilustrim.

“Njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm, nuk mund të shkojnë në festa familjare dhe bizneset përballen me vështirësi”, ka thënë Schneeberge.

Në letër tregohet se vizat kanë edhe shpenzime dhe kjo ia vështirëson jetën popullit të Kosovës.

Ditë më parë, Schneeberger ka realizuar një peticion dhe përmes tij ajo ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën në mënyrë që trajtimi i pabarabartë duhët të marrë fund.

“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën në samitin e ardhshëm të BE-së në qershor 2022. Ky trajtimi i pabarabartë duhet të marrë fund”, thuhet në peticionin e këshilltares së BE-së”.

Nga ky peticion janë bërë gjithsej 15.828 nënshkrime./Shqip.com