Sport Ndërkombëtar

Zyrtarizohet kontrata më e shtrenjtë në historinë e NBA-së

Basketbollisti i Boston Celtics, Jaylen Brown, nga dita e sotme është bërë lojtari më i paguar në historinë e NBA, me 26-vjeçarin, që rinovoi kontratën me skuadrën e Celtics. Ai do të përfitojë 304 milionë dollarë për 5 vitet e ardhshme, që do të thotë pak më shumë se 60 milionë euro në sezon, shifër kjo që thyen “rekordin” e mëparshëm të Luka Doncic, i cili është paguar 276 milionë dollarë për 5 vite.

Kjo kontratë pritej të zyrtarizohej kohë më parë, por lojtari ka qenë me pushime në Spanjë dhe vetëm ditët e fundit është rikthyer në Boston, ku dhe ka hedhur firmën në kontratën e re, pasi kreu vizitat mjekësore me klubin.

BOSTON, MASSACHUSETTS – FEBRUARY 01: Jaylen Brown #7 of the Boston Celtics celebrates after scoring against the Brooklyn Nets during the first half at TD Garden on February 01, 2023 in Boston, Massachusetts. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Maddie Meyer/Getty Images)

Ndërkaq, kujtojmë se, skuadra e Boston ka luajtur në 3 finale të Konferencës së Lindjes në 4 vitet e fundit dhe Jaylen Brown ka qenë një nga lojtarët më të mirë. Ai formon një dyshe të jashtëzakonshme me Tatum, me këtë të fundit, që verën e ardhshme pritet të thyejë “rekordin” e shokut të tij të skuadrës.

/Shqip.com